Pas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Zelensky shkarkon edhe zv.ministrin e Mbrojtjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Zelensky shkarkon edhe zv.ministrin e Mbrojtjes

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksandr Pavlyuk, është shkarkuar, ka njoftuar Qeveria më 10 shkurt.

Ky është një tjetër vendim i marrë prej autoriteteve ukrainase teksa ristrukturojnë udhëheqjes, meqë presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky beson se ushtrisë i duhen ndryshime.

Vendimi është bërë i ditur në Telegram prej Taras Melnychukut, përfaqësuesit qeveritar në Parlamentin e Ukrainës, i cili ka thënë se Pavlyuk është transferuar në një tjetër pozitë, por pa dhënë më shumë hollësi.

Melnychuk nuk ka treguar se kush do të emërohet në pozitën që e ka pasur Pavlyuk.

Advertisement

 

 

Më 9 shkurt, Zelensky e ka emëruar gjeneralin Anatoliy Barhilevych si udhëheqës të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, pasi e ka emëruar gjeneralin Oleksandr Syrskiy si komandant të përgjithshëm ushtarak.

Zelenskiy e ka përshkruar Barhilevychin si “individ me përvojë, i cili e kupton detyrën e luftës dhe objektivat e luftës”.

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy