Pentagoni: Në Kabul mund të ndodhin sulme të tjera, rrezik serioz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pentagoni: Në Kabul mund të ndodhin sulme të tjera, rrezik serioz

Pentagoni pranon rrezikun e sulmeve të tjera terroriste në aeroportin e Kabulit. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në një konferencë për mediat pas sulmit kamikaz të të enjtes, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë marrë shumë seriozisht grupin terrorist ISIS-K.

 

“Padyshim, ata janë kërcënim terrorist serioz. Unë mendoj se kërcënimi është real dhe askush nuk dëshiron ta shohë kërcënim të rritet. Ka kërcënime specifike, të besueshme, por ne nuk do të lejojmë të njëjtat sulme në Afganistan si një 20 vjet më parë.”

 

Advertisement

Pentagoni mohoi që të enjten të kenë ndodhur dy sulme kamikaze të njëpasnjëshme. Zëdhënësi shtoi se nuk do të jepen më detaje operacionale për evakuimet për shkak të sigurisë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy