
Një zëdhënës i talebanëve është pyetur nëse gratë dhe pakicat etnike do të kenë një vend në qeverinë e re afgane.
Në një intervistë për BBC Pashto, nënkryetari i zyrës politike të talebanëve në Katar tha se gratë mund të vazhdojnë në punën e tyre, por në postet apo kabinetin e lartë nuk do të jetë asnjëra prej tyre.
Talebanët priten të formojnë qeverinë e re. Grupi ekstremist njihet për trajtimin diskriminues ndaj grave dhe vajzave ndaj edhe deklarata e zëdhënësit për prestigjiozen britanike është surprizë dhe do të pritet me kuriozitet se çfarë do të ndodhë në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.
Advertisement