
Dy persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë se një shkollë në Kinën jugore.
Mediat kineze bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në qytetin Guixi.
Policia njofton se sulmuesi ishte një grua 45-vjeccare. Autoritetet njoftuan se autorja 45-vjeccare është arrestuar. Nuk dihet ende motivi i sulmit me thikë.
Sakaq Kina është një vend që ka përjetuarshumë sulme me thikë në muajt e fundit.
Advertisement
Majin e vitit të kaluar, një burrë goditi me thikë dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore të Yunnan./vizionplus.tv/