Prej 1 janarit, Portugalia ka marrë Presidencën e BE-së, një kryesim që vjen në mes të krizës së Covid-19 dhe në kohën kur beteja për vaksinën është kthyer në kryefjalën e çdo diskutimi.

 

Video e shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, e cila ja kalon stafetën tashme Lisbonës, është dëshmia më e qartë se fokusi i BE-së, është tek lufta ndaj pandemisë, ndërsa zgjerimi është lënë në hije.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fjalën e tij, Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa renditi tre prioritetet e 6 muajve të ardhshëm.

“ANTONIO COSTA

KRYEMINISTER I PORTUGALISE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rimëkëmbja ekonomike dhe sociale përmes transformimit klimatik dhe digjital.  Zhvillimi i Shtyllës Sociale të Bashkimit Evropian si një bazë e besimit që na lejon të udhëheqim tranzicionet dixhitale dhe klimatike pa lënë askënd pas Përforcimi i autonomisë strategjike të një Bashkimi Evropian të hapur për botën.”

 

Edhe pse Shqipëria tashmë prej kohësh pret një datë për tryezën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ky i fundit nuk e ka në prioritetet e tij këtë çështje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndonëse marsi është një afat në të cilin pritet një drite jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, situata e Covid-19 mund të ndikojë që kjo pritshmëri të shtyhet. E ndoshta do të jetë presidenca e një vendi Ballkanik, Sllovenisë, periudha në të cilën Tirana dhe Shkupi mund të marrin një datë përfundimtare.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";