Kylian Mbappe vizitoi Champs Elysees me ftesë të Emmanuel Macron.

Presidenti francez ftoi superyllin e Kombëtares së vendit në një darkë zyrtare për nder të Emirit të Katarit Al Thani. Aty ishte edhe presidenti i Paris Saint-Germain Al Khelaifi.

Kylian Mbappe nuk do të vazhdojë karrierën e tij te Paris Saint-Germain pasi ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën, me mediat ndërkombëtare që shkruajnë se do të lidhë një marrëveshje me Real Madridin.

Ende nuk është bërë e ditur asgjë zyrtare nga ana e Real Madridit dhe lojtarit, ndërkohë që ka pasur zëra për interesim nga Arabia Saudite.

Kylian Mbappe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Macron.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

25-vjeçari është më i miri që ka për të ofruar futbolli francez. Ai fitoi Kupën e Botës në 2018./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";