Mbappe te Real Madrid, e konfirmon dhe presidenti Florentino Perez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbappe te Real Madrid, e konfirmon dhe presidenti Florentino Perez

Marrëveshja e Mbappe me Real Madridin është një “sekret i hapur” dhe deklarata të reja e konfirmojnë lajmin e transferimit.  “Footmercato” raporton se presidenti i klubit, Florentino Perez, tashmë ka njoftuar disa lojtarë të Realit se marrëveshja është përfundimtare.

Siç raportohet nga faqja franceze, gëzimi i Perez ishte aq i madh për finalizimin e marrëveshjes, saqë ai ua pranoi disa anëtarëve të ekipit të këtij viti.

Nga ana e tyre, Paris Saint-Germain duket se tashmë është pajtuar me idenë dhe po bën plane për të “ndërtuar” një ekip që nuk do të përfshijë Mbappe. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy