Real Madrid ultimatum Mbappe-s: Ke kohë deri në 4 janar për të vendosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Real Madrid ultimatum Mbappe-s: Ke kohë deri në 4 janar për të vendosur

Real Madrid po ushtron presion ndaj sulmuesit francez Kylian Mbappe, të cilën e kërkon me domosdoshmëri për ta marrë në “Santiago Bernabeu”.

Sipas asaj që shkruan “Ok Diaroi”, Real Madrid i ka vendosur kusht Mbappe-s që të përgjigjet deri në 4 janar nëse do ose jo të transferohet në Madrid.

Sa i përket shumës së majme që do të nevojitet për të realizuar këtë transferim, duket se nuk është aspak problem për klubin madrilen.

24-vjeçari Mbappe në 48 ndeshjet e fundit në Ligue 1 ka shënuar plot 44 gola. Shifrat nuk lënë shteg për dyshime dhe nëse kalimi në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid) kryhet me sukses, do të kishim të bënim me transferim sensacional. /Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy