
Dy të rinj të moshës 26 dhe 27 vjeç janëqëlluar për vdekje në Herculaneum , në provincën e Napolit. Karabinierët përjashtojnë hipotezën e një prite nga Camorra.
Viktimat, që lëviznin me një makinë, do të kishin ndaluar për të folur me njëri-tjetrin para një shtëpie.
Dyshohet se ata janë qëlluar nga pronari i shtëpisë, ndoshta nga frika e një grabitjeje.
Karabinierët gjithsesi po hetojnë për të zbardhur se cila ishte dinamika dhe shkaqet e vrasjes së dyfishtë.
Sipas një ndërtimi fillestar të ngjarjes, dy të rinjtë, të dy studentë, ndodheshin në një makinë kur u qëlluan nga disa të shtëna me armë zjarri.
Zona ku ndodhi ngjarja është mjaft larg qendrës së Herculaneum dhe e izoluar.
Mbrëmjen e së enjtes, me shumë gjasa të dy kanë shkuar në një fushë futbolli jo shumë larg vendit të tragjedisë. Më pas në kthim ndaluan për të biseduar në makinë pa e marrë me mend fundin tragjik./Tgcom