Shtrëngimi i masave për të parandalimin e përhapjes se pandemisë ka ngjallur reagime të ashpra në shumë shtete, ku protestuesit kane mbushur rrugët.

Qindra qytetarë janë mbledhur në kryeqytetin francez për të kundërshtuar vendimet e qeverisë për mbyllje.

 

Demonstruesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre para ministrisë së shëndetësisë, për krijimin e një “pasaporte” vaksinimi. Sipas tyre një vendim i tillë do të shkelte të drejtat e njeriut pasi i detyron qytetarët të vaksinohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Edhe në Bolonja të Italisë kanë dal për të kundërshtuar mbylljen e bizneseve. Pjesa më e madhe  e protestuesve ishin pronarë të subjekteve që janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllura. Ata ndezën qirinj si shenjë simbolike.

 

Edhe në Melburn e në Australi qytetarët kundërshtuan krijimin e një pasaporte vaksinimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";