Protesta kundër masave kufizuese/ Qytetarët përplasen me policinë në Britani e Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta kundër masave kufizuese/ Qytetarët përplasen me policinë në Britani e Gjermani

Protestat kunder masave  të pandemisë janë përshkallëzuar në disa shtete.

 

Mijëra njerëz janë mbledhur në Mançester dhe Liverpul në Britaninë  e Madhe. Protestuesit mbanin pankarta kundër vendimit të qeverisë për një izolim të dytë. Ndërsa nuk munguan përplasjet me policinë çka solli edhe arrestimin e shumë qytetarëve.

 

Advertisement

“Ne jemi këtu sepse po na vidhet liria!” me këto thirrje njerëzit kanë dalë në rrugë dhe sheshe për të kundershtuar masat anti-COVID edhe në Berlin të Gjermanisë .

 

Policia ka tentuar për të shpërndarë turmën dhe për të respektuar distancimin por ka hasur në rezistencën e protestuesve.

 

Advertisement

Vendimi për ashpërsimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit erdhi pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave në vendet e Europës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy