Protesta të dhunshme në SHBA/ Tubuesit përplasen ashpër me policinë në disa qytete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta të dhunshme në SHBA/ Tubuesit përplasen ashpër me policinë në disa qytete

Prej më shumë se 8 javësh, në SHBA vijonë protestat e dhunshme të drejtuara nga lëvizja “Black lives matter”, pas vrasjes brutale të Xhorxh Floid nga nje polic Minesota.

Mijëra protestues u mblodhën para gjykatës federale në Portland të Oregonit duke hedhur fishekzjarrë në drejtim të ndërtesës, ndërsa autoritetet u përgjigjën me gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmat.

Agjentët federalë, të dislokuar nga Presidenti Donald Trump për të shuar trazirat, kanë arrestuar dhjetra njerëz gjatë protestave. Ndërsa udhëheqësit demokratë në Oregon thonë se ndërhyrja federale ka përkeqësuar krizën dy-mujore.

Përplasjet në Portland kanë rritur tensionet politike në vend, ndërsa Presidenti Trump po dërgon agjentë federalë edhe në shtete të tjera të udhëhequra nga demokratët.

Advertisement

Kjo sipas analistëve, po ndodh ndërsa Trump po krijon një strategji të re të rizgjedhjes të bazuar në zbatimin e “ligjit dhe rendit”, pasi koronavirusi goditi rëndë ekonominë.

Protesta të dhunshme në SHBA/ Tubuesit përplasen ashpër me policinë në disa qytete shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy