Vazhdojnë protestat e dhunshme në Beograd, serbët përleshen me policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vazhdojnë protestat e dhunshme në Beograd, serbët përleshen me policinë

Qindra demonstrues u përleshën sërish me policinë jashtë parlamentit të Serbisë në Beograd në natën e 4 të protestave.

Policia përdori gazlotsjellës ndaj qytetarëve për t’i parandaluar ata të hynin në ndërtesën e parlamentit.

Protesta të dhunshme u mbajtën edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Por edhe pse vendimi për të vendosur shtetërrethimin të planifikuar këtë fundjavë u anullua, protestuesit duket se janë kthyer në pakënaqësi politike për meanxhimin e krizës së koronavirusit. Ata madje kanë vendosur të sfidojnë vendimin që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave në ambiente publike.

Advertisement

Por duket se qytetarët serbë po protestojnë edhe për shkak të reagimit të policisë ndaj protestave të mëparshme, të cilët kanë rrahur dhe arrestuar dhjetra demostrues.

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Beograd, serbët përleshen me policinë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy