Pse 21 qershori i Vuҫiҫit ngjan me 30 qershorin e Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse 21 qershori i Vuҫiҫit ngjan me 30 qershorin e Ramës

Pse 21 qershori i Vuҫiҫit ngjan me 30 qershorin e Ramës

Kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe vendore në Serbi, që u mbajtën në një ditë, ku lajmi që ka mbushur edhe mediat shqiptare është se partia e presidentit Aleksandër Vuҫiҫ, ka arritur të korrë një fitore absolute, ku ka marrë 189 nga 250 deputetë që ka gjithsej Kuvendi Kombëtar i Serbisë.

Socialistët e Ivica Daҫiҫit janë në vend të dytë me 32 deputetë, i treti doli ish-kampioni i Vaterpolit, Aleksandër Shapiҫ, i cili ka krijuar një listë zgjedhore jashtë kontekstit të partive të vjetra.

Advertisement

Shqiptarët kanë fituar 4 deputetë në Parlamentin e Serbisë, ҫka është një rezultat historik, ngaqë kanë pasur vetëm 1, por gjithsesi numri është jo përfaqësues për të rritur forcën potenciale si pakicë kombëtare.

Radikalët e Sheshelit nuk arritën të marrin shifrën e duhur për të hyrë në Parlament, pasi thuajse e gjithë struktura e vjetër e partisë është kthyer në establishment pushteti që prej vitit 2016.

Megjithatë këto zgjedhje ishin një monolog politik i Aleksandër Vuҫiҫit, ngaqë e gjithë opozita reale serbe i bojkotoi masivisht zgjedhjet dhe kjo u pa edhe në pjesëmarrjen në votime.

21 qershori i Vuҫiҫit ishte fiks si 30 qershori i Edi Ramës, pasi nuk kishte rëndësi rezultati, ngaqë partia në pushtet garonte me veten, por pjesëmarrja. Në zgjedhje morën pjesë vetëm 46% e qytetarëve me të drejtë vote, ҫka është një shifër e diskutueshme dhe që i jep opozitës një armë dhe partisë në pushtet i hap problem.

Advertisement

Lideri i opozitës së bashkuar, Dragan Gjilas, jep të dhëna të tjera dhe thotë se kanë votuar vetëm 42% e serbëve me të drejtë vote, ndaj deklaroi se bojkoti ka dhënë rezultat dhe qeveria e re nuk do të ketë legjitimitet.

Megjithatë ndërkombëtarët i kanë njohur rezultatet. Komisioneri Europian për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, deklaroi se “21 qershori ishte një ditë e rëndësishme për Serbinë. Ne jemi të angazhuar për të ndihmuar vendin për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy