Sondazhet tregojnë se rreth 54% e amerikanëve nuk e mbështesin punën që po bën Presidenti Joe Biden, madje edhe mbështetësit e Partisë Demokrate kanë shprehur shqetësime lidhur me moshën e presidentit. Por zoti Biden nuk ka sfidues të rëndësishëm brenda Partisë Demokrate për zgjedhjet e vitit 2024, duke e bërë pothuasje të sigurtë se ai do të marrë emërimin e partisë për një mandat të dytë presidencial.

Në Arlington të Virxhinias, disa demokratë shprehin shqetësimin se Presidenti Joe Biden do të jetë kandidati i partisë së tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Arsyeja kryesore është mosha.

 

“Ai ka njohuri të gjera, por si një president efektiv, veprimet e tij janë pak më të ngadalta se sa duhet të jenë”, thotë Darin Marshall.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Shumë njerëz shpresojnë që në garë të futen kandidatë të tjerë dhe të përkrahen nga partia”, thotë këshilltarja Melissa Fry.

 

“Konkurrenca është e shëndetshme dhe në disa raste e nevojshme, që njerëzit të shfaqin aftësitë e tyre”, thotë Yaileen Rodriguez.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Deri tani, vetëm dy kandidatë po sfidojnë presidentin aktual, aktivistja shpirtërore Marianne Williamson dhe veprimtari për mjedisin Robert F. Kennedy Jr.

 

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Ben Berger, profesor i shkencave politike në Kolegjin Swarthmore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Asnjëri nuk do ta marrë emërimin e partisë, nëse bazohemi tek historia. E vetmja mënyrë që të kemi një kandidat tjetër demokrat është nëse zoti Biden vendos të largohet”.

 

Historianët thonë se është shumë e vështirë të mundësh presidentin në detyrë për të marrë emërimin e partisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Emri i presidentit në detyrë njihet nga të gjithë. Presidenti në detyrë ka burime financimi, që nuk mund t’i sigurojë konkurenti i tij. Dhe kuptohet, ka përvojë në fushatë dhe qeverisje”, thotë për Zërin e Amerikës Allan Lichtman, profesor i historisë në Universitetin Amerikan.

 

“Jimmy Carter ishte një president i dobët në vitin 1980 dhe u sfidua nga Senatori Ted Kennedy. Xhorxh Bush, i vjetri, ishte president shumë i dobët dhe u sfidua në vitin 1992. Sfida kanë ndodhur, por është e rrallë që sfiduesit të fitojnë”, thotë David Greenberg, profesor i historisë në Universitetin Rutgers.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Duket se Presidenti Biden do të përballet sërish me ish-Presidentin Donald Trump, duke bërë të mundshme që votuesit demokratë të shprehin mbështetjen për të në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, thotë analisti politik Pope “Mac” McCorkle.

 

“Ndërsa duket se gjërat përsëri kanë atë kahje, për shkak moshës së të dyve, për shkak të problemeve ligjore të Trump-it, në skenë mund të ketë ndryshime deri në ditën e zgjedhjeve në vitin 2024”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kur kanë mbetur 14 muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme, analistët thonë se gara është në fazat e hershme dhe se sondazhet për kandidatët nuk kanë asnjë vlerë parashikuese për rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2024./ VPA