Bylykbashi: Listat e hapura nxisin korrpsionin brenda partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bylykbashi: Listat e hapura nxisin korrpsionin brenda partisë

Në prag të përfundimit të afatit për reformën zgjedhore palët politike kanë një pikë ku dakordësohen tërësisht, listat e mbyllura të deputetëve.

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi politik i Partisë Demokratike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se listat e hapura do të nxisnin korrupsionin Brenda radhëve të një partie.

“Listat e hapura nuk janë sistem zgjedhor. Listat e hapura që në konceptin tim janë gjë shumë e mirë por do dhe ambientin e saj ku zhvillohen. Vetë listat e hapura aty ku përdoren, diskutimi është për fushatën negative që do ndodh brenda partive.

Por në kushtet e Shqipërisë, listat e hapura incentivonin shumë korrupsionin brenda partisë. Pra kandidatë të së njëjtës listë që përpiqen të blejnë votat e kandidatit të së njëjtës listë si të jetë kundërshtari. “ – tha Bylykbashi.

Advertisement

Bylykbashi përmendi edhe rastin e Kosovës, që sipas tij nuk shkëlqeu ndonëse shkoi në zgjedhje me lista të hapura.

“ Për sa kohë listën kryetari i partisë e bën pa një mekanizëm ose një set mekanizmash demokartik brenda për brenda partisë, lista e hapur në dispozicion të zgjedhësve mund të mbushet, sic e mbushi Edi Rama me kriminelë.

Mund të mbushet me të korruptuar, me të paaftë, me servilë. Ose me njerëz qesharakë dhe më pas zgjedhësi zgjedh lirinë për të zgjedhur me votë preferenciale midis të korruptuarve ose kriminelëve ose të paaftëve që I ka vënë lista e hapur e kryetarit të partisë.

Nuk është që po shkëlqen Kosova në lidhje me këtë cështjen e formimit të qeverisë.” – tha Oerd Bylykbashi në Përballë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy