Edi Rama mesazh nga parlamenti, ftesë publike palëve politike: Të nisë diskutimi për lista të hapura, do bëjmë pjesën tonë maksimalisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh nga foltorja e Kuvendit sa i përket listave të hapura.

Shefi i qeverisë u shpreh se duhet të nisë një diskutim lidhur me këtë çështje duke ofruar gadishmërinë e plotë të forcës politike që drejton.

Rama tha se listat e hapura, ashtu si listat e mbyllura gëzojnë një mbështetje të madhe në popullsi dhe duhet t’i kushtohet vëmendje.

“Jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe të shprehim respektin për nevojën e konsensusit duke mos ndarë ata që janë jashtë nga ju që jeni brenda. Duke mos i konsideruar ata që janë jashtë si zotërues të monopolit të opozitës dhe duke mos ju konsideruar ju që jeni brenda si një mbetje e përkohshme në parlament por si deputetë legjitim dhe si opozita që sot ky parlament ka. Kjo qasje nuk lidhet thjesht me faktin që nuk i kemi votat, për miratimin e kodit zgjedhor kërkohet një shumicë e cilësuar, vota të cilat nuk i kemi.

Advertisement

Nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, aq më pak rrugën e aritmetikës sikundër edhe ju për fat të keq na keni akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar siç e ka qejf ta quajë Myslimi të Damianit me Oerdin, nënkupto të Lulit me timin, duke blerë vota.Në politikën shqiptare janë tre palë, pavarësisht se ju zonja Hajdari e keni firmosur vetë marrëveshjen. Ne na takon si forca më e madhe politike por edhe si forcë që ka përgjegjësinë të shohë përtej interesave të saj që të përpiqemi deri në fund të krijojmë një konsensus ku mbase çdo palë do të duhet të pajtohet me faktin se nuk mund të marrë gjithçka.

Ata çuditërisht dërgojnë edhe ultimatume për çfarë duhet të bëjë Kuvendi. Dua tu them që edhe PS ka të drejtë të kërkojë diçka.Vullnetin e popullit në këtë parlament e përfaqësojmë ne, as ju dhe as ata. Nuk është nevoja për të vazhduar me provokime, qoftë nga jashtë dhe qoftë nga brenda. Atyre që janë jashtë u them që nuk keni asnjë tagër për ti dhënë urdhra këtij kuvendi. Jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit që edhe ju zonja Hajdari keni firmosur ku thuhet që Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim dhe pa kushte.

Nuk di të ekzistojë në historinë e këtij planeti ndonjë institucion tjetër përveç gjykatës kushtetuese në raste të caktuara që mund ti diktojë kuvendit një gjë apo gjë tjetër. Mblidheni ju katër veta në një vend shumë të nderuar, në atë që është tokë amerikane dhe fusni një firmë atje, kuvendi ta marrë këtë letrën dhe këta thjesht votojnë”,

vijon

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy