“Martesa ime me Lulin s’ka ndodhur”, Rama i përgjigjet Opozitës për “Zgjedhoren”: Nuk keni tagër t’i jepni urdhër Kuvendit, nuk marrim urdhra nga ju

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Martesa ime me Lulin s’ka ndodhur”, Rama i përgjigjet Opozitës për “Zgjedhoren”: Nuk keni tagër t’i jepni urdhër Kuvendit, nuk marrim urdhra nga ju

Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend për reformën zgjedhore, ku tha se PD nuk ka tagër t’i japi urdhër Kuvendit që të miratonte Kodin Zgjedhor në seancën e radhës plenare.

Ishte sekretari i PD Gazment Bardhi, që sot i kërkoi Kuvendit që të miratojë pa vonesë draftin e reformës zgjedhore.

“Nuk do ishte e udhës të shpjegoj se kjo qasje nuk lidhet me faktin se nuk i kemi votat, se për të miratuar Kodin Zgjedhor kërkohet një shumicë e cilësuar, të cilën nuk e kemi në këtë Kuvend, por e sjell këtu këtë fakt, për të nënvizuar atë që besoj se ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes, jo vetëm në fjalët tona, ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, as aq më pak, rrugën e arihmetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por më parë, edhe kolegu juaj Myslym Murrizi na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar të Damianit me Oerdin, nënkupto timin me Lulin duke blerë vota.

Sot konsensusi nuk është produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që aktualisht janë tre palë, pavarësisht zonja Hajdari se ju e keni firmosur vetë marrëveshjen. Jo cdo palë mund të marrë gjithçka.

Advertisement

Nuk është nevoja për të vazhduar me provokime, atyre jashtë u them nuk keni asnjë tagër t’i jepni urdhër këtij Kuvendi dhe meqë jemi këtu sot Kryetari i Kuvendit që pashë se i është drejtuar një urdhër nga Sekretari i Përgjithshëm i forcave clirimtare jashtë Kuvendit, por edhe unë jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit që edhe ju zonja Hajdari keni firmosur; ku thuhet që Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim e pa kushte.

Unë nuk di të ekzistojë në historinë e planetit në gjithë jetën demokratike ndonjë institucion tjetër vec Gjykatës Kushtetese që mund ti diktojë Kuvendit një gjë apo një gjë tjetër. Tani mblidheni ju atje 4 veta në një vend të nderuar patjetër, tokë amerikane, edhe këpusni një firmë atje, kuvendi ta marrë këtë letrën tani e ta votojë”- tha Rama. (TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy