
Komediani Fuquan Johnson, aktori 16-vjeçar i “Flash” Logan Williams dhe “The Wire’s” Michael K. Williams, janë vetëm disa nga 40 mijë amerikanët që vdesin çdo vit me nivele toksike të opioideve në trupin e tyre, një problem i përkeqësuar nga një version sintetik – i vështirë për t’u zbuluar – i drogës që ekspertët paralajmërojnë se po vërshon tregun dhe po kalon me shpejtësi rrugën e saj në duart e përdoruesve.
Fentanil – 80 deri në 100 herë më i fortë se morfina – është bërë shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Amerikë së bashku me opioidet e tjera sintetike, sipas Institutit Kombëtar për Abuzimin me Droga.
Ndërkaq, sipas Qendrve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vdekjet nga mbidoza arritën një rekord të ri në Shtetet e Bashkuara, në 96 mijë e 779 nga marsi i vitit 2020 kur edhe u përhap ky virus, e deri në mars të vitit 2021.
Ky numër pritet të rritet në 100 mijë.
Çfarë është fentanilini?
Fentanil u zhvillua për herë të parë në vitin 1959 si një qetësues i fuqishëm kundër dhimbjeve, i përdorur në mjediset klinike nëpërmjet IV. Në vitet ’90, përdorimi i këtij ilaçi filloi të përhapej shumë, sidomos te pacientët me kancer ose ata që trajtoheshin për dhimbje kronike.
Shpesh i bërë në laboratorë, versioni i paligjshëm shitet si pluhur ose futet në pilula që duken si barna me recetë. Edhe një sasi sa një kokërr mund të vrasë.
“Fentanil po merr përsipër tregun e paligjshëm”, ka thënë Dr. Nora Volkow, drejtore e NIDA, për USA TODAY, transmeton Albanian Post.
Fentanil është shumë më i fuqishëm se heroina dhe morfina, por aktivizon të njëjtët receptorë opioidë në tru. Për shkak se sasitë e vogla mund të krijojnë të njëjtat nivele për përdoruesit, është një opsion më i lirë dhe më tërheqës për pazaret e drogës, thotë Volkow.
“Tregtarët e drogës po maksimizojnë fitimet e tyre duke i lidhur ose kontaminuar drogat si heroina, kokaina dhe metamfetamina me fentanil”, është shprehur ajo.
“Duke vepruar kështu ata po i bëjnë ata shumë më të fuqishëm dhe kjo është në thelbin e problemeve më sfiduese që kemi”.
Si ka ndikuar pandemia në përdorimin e fentanilit?
Sasia e fentanilit të kapur nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së është rritur me 51.45% në 8 muajt e parë të vitit 2021, krahasuar me vitin 2020, sipas të dhënave nga CBP.
Disa nga konfiskimet u bënë tituj si në Memphis, ku 2.85 kilogramë fentanil u gjetën në kutitë prej druri të dërguara nga Meksika dhe 182 mijë dollarë fentanil u sekuestruan nga brenda një automjeti gjatë një ekzaminimi rutinë në portin e hyrjes në Brownsville, Teksas nga Meksika.
“Meqenëse fentanili është në formë pluhuri ose pilule dhe shumë i fuqishëm, sasitë e vogla të kontrabanduara mund të jenë ende fitimprurëse. Sasi më të vogla do të thotë se ka më shumë mënyra në të cilat mund të fshihet në tentativat e kontrabandës”, është shprehur Matthew Dyman, oficer i marrëdhënieve publike të CBP.
Një dozë fatale e fentanilit është mjaft e vogël për t’u vendosur në majën e një lapsi, sipas një alarmi për sigurinë publike nga Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës.
Në vitin 2016, NIDA filloi të shihte një rritje të mbidozave të lidhura me fentanilin që ka vazhduar të rritet.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportoi se kishte një rritje prej 38.4% të vdekjeve nga opioidet sintetike nga qershori 2019 deri në maj 2020. Departamenti shtetëror dhe lokal i shëndetësisë e lidhën rritjen me fentanilin e prodhuar në mënyrë të paligjshme.
Vdekjet nga droga ishin përqendruar më parë në 28 shtete në lindje të lumit Misisipi, por 10 shtete perëndimore panë një rritje prej 98% në mbidozat e opioideve sintetike në të njëjtën periudhë kohore, raportoi CDC.
Rritja ishte në përputhje me sasitë më të mëdha të fentanilit që prodhoheshin dhe testet pozitive të ilaçeve toksikologjike të fentanilit të administruara gjatë pandemisë COVID-19.
“Shumica e mbidozimeve të fentanilit janë në kombinim me droga të tjera si heroina, kokaina dhe metamfetamina”, tha Volkow. “Është kudo nga Bregu Lindor, Bregu Perëndimor dhe qendra e Shteteve të Bashkuara”.