Bordi i platformës së medias sociale, Parler, ka shkarkuar drejtorin ekzekutiv të medias, John Matze, pas tentativave që ai po bënte  për ta rikthyer në linjë rrjetin për përdoruesit.

Matze është shprehur i zhgënjyer për këtë vendim.

“JOHN MATZE

DREJTOR EKZEKUTIV I PARLER

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 29 janar 2021, bordi i Parler i kontrolluar nga Rebekah Mercer, vendosi të përfundojë menjëherë pozicionin tim si CEO i Parler. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë vendim. Gjatë muajve të fundit, unë kam hasur në rezistencë të vazhdueshme ndaj vizionit tim të produktit, besimit tim të fortë në fjalën e lirë dhe pikëpamjes sime se si duhet të menaxhohet faqja e Parler.”

Parler mbetet kryesisht jashtë linje pasi u rrëzua nga divizioni i serverave të Amazon dhe nga dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google.

Parler, e cila u themelua në 2018 dhe ka pretenduar se ka mbi 12 milion përdorues, e ka modeluar veten si një hapësirë ​​e drejtuar nga fjala e lirë.

Aplikacioni ka tërhequr kryesisht konservatorët amerikanë të cilët nuk pajtohen me rregullat rreth përmbajtjes në faqet e mediave sociale si Facebook dhe Tëitter.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";