Google suspendon aplikacionin “e fjalës së lirë”, Parler

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Google ka suspenduar rrjetin social të “fjalës së lirë” Parler nga dyqani online “Play Store” për shkak të dështimit për të fshirë përmbajtjet e vrazhda.

Parler ka fituar popullaritet nga njerëzit të cilët janë ndaluar nga Twitteri.

Por, Google tha se aplikacioni ka dështuar të fshijë postime që nxisnin dhunë, raporton BBC.

Apple ka paralajmëruar Parlerin se do ta fshijë aplikacionin edhe nga dyqani i saj i App Store nëse nuk bashkëpunon me kërkesat për mbikëqyrje të përmbajtjes.

Advertisement

Lansuar më 2018, Parler ka qenë i famshëm në mesin e mbështetësve të Donald Trumpit. Është bërë aplikacioni më i shkarkuar në SHBA pas zgjedhjeve atje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy