Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij rus, Vladimir Putin, me rastin e datëlindjes, duke i shprehur dëshirën për t’u takuar sa më shpejt në Serbi.

Ai i uroi shëndet dhe shumë mundësi të reja për përparim personal dhe profesional.

Vuçiç, gjithashtu shprehu dëshirën e tij për ta pasur Putin shumë shpejt të ftuar në Beograd, për të vazhduar “negociatat e tyre kuptimplota dhe gjithmonë thelbësore”, thuhej në deklaratën e Presidencës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";