Pas fitores së zgjedhjeve Vuçiç takohet me Putin: Folëm për çështjen e Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas fitores së zgjedhjeve Vuçiç takohet me Putin: Folëm për çështjen e Kosovës

Pas fitores së zgjedhjeve Vuçiç takohet me Putin: Folëm për çështjen e Kosovës

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e përgjithshme, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar sot me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Vuçiç ka zbuluar detaje nga biseda me Putinin ku thuhet se janë diskutuar dhe mënyrat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas “rts.rs”, Putin ka thënë se mes Rusisë dhe Serbisë zhvillohen marrëdhënie politike pragmatike dhe në të njëjtën kohë shumë të mira. Presidenti rus ka konfirmuar se në tetor do të vizitojë Serbinë.

Takimi është zhvilluar në Moskë, ku presidenti serb po qëndron për vizitë dy ditore. Vuçiç, sipas Radio Televizionit Serb, ka thënë se është folur për të gjitha çështjet politike, para së gjithash për Kosovën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy