Zëdhënësja i habiti të gjithë me postimin e saj pas marrëveshjes/ Putin i kërkon ndjesë Vuçiç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zëdhënësja i habiti të gjithë me postimin e saj pas marrëveshjes/ Putin i kërkon ndjesë Vuçiç

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka kërkuar një falje homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç për postimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë. Maria Zakharova postoi një foto të Vuçiç të ulur përballë presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe poshtë saj një foto të këmbëve të aktores Sharon Stone.

Vetë Zakharova kërkoi falje. Skenografia provokuese e këmbëve të kryqëzuara erdhi nga filmi “Basic Instinct”.

Advertisement

Zakharova tha se duket sikur Vuçiç po merrej në pyetje nga presidenti Trump.

“Nëse jeni të ftuar në Shtëpinë e Bardhë, por karrigia juaj qëndron sikur po merreni në pyetje, duhet të uleni si në figurën numër 2. Kushdo që të jeni. Thjesht më besoni”, shkroi Zakharova.

Të dielën ajo kërkoi ndjesë dhe tha se postimi i saj ishte keqkuptuar.

Advertisement

Të enjten, Vuçiç u ankua se presidenti Putin dhe ministry Sergei Lavrov nuk i kanë kërkuar asnjëherë falje. “Por të dy e bënë”, shtoi ai.

Më pas, Vuçiç deklaroi se kishte folur në telefon me Putin dhe theksoi: “Unë mendoj se ne kemi marrëdhënie të mira dhe për mua ky ishte një incident kalimtar, i parëndësishëm.”

Advertisement

Zëdhënësja i habiti të gjithë me postimin e saj pas marrëveshjes/ Putin i kërkon ndjesë Vuçiç shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy