Putin pa mëshirë: Bombardimi i Mariupolit do ndalet vetëm kur ukrainasit të dorëzohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin pa mëshirë: Bombardimi i Mariupolit do ndalet vetëm kur ukrainasit të dorëzohen

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se bombardimi i qytetit të rrethuar të Mariupolit do të përfundojë vetëm kur trupat ukrainase të dorëzohen.

 

 

Në një bisedë telefonike me homologun francez, Putin ka pranuar të shqyrtojë një plan propozim nga Franca, Turqia, Greqia dhe disa grupe humanitare, për të evakuuar qytetin, i cili tashmë është shkatërruar thuajse 90 %.

Advertisement

 

Zonat e banuara janë kthyer në gërmadha, ndërsa situata humanitare është katastrofike. Sipas kryetarit të bashkisë së Mariupolit, rreth 5 mijë njerëz, duke përfshirë 210 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve ruse.

 

Qyteti port strategjik në juglindje të Ukrainës është një pikë kyçe që do të lidhte në rrugë tokësore Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Advertisement

 

 

Duke pushtuar Mariupolin, Rusia do të merrte në kontroll të plotë më shumë se 80% të vijës bregdetare të Ukrainës në Detin e Zi – duke ndërprerë tregtinë e saj detare dhe duke e izoluar më tej atë nga bota.

 

Advertisement

Mariupol gjithashtu është porti më i madh në rajonin e Detit Azov dhe një qendër kryesore e eksportit për çelikun, qymyrin dhe misrin e Ukrainës, i cili tregtohet Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy