
Zelanda e Re ka provuar qershorin e saj më të nxehtë, pas 110 vitesh.
Shifrat nga Instituti Kombëtar i Ujit dhe Kërkimeve Atmosferike tregojnë se temperatura mesatare për qershorin ishte 2 gradë më e ngrohtë se zakonisht.
Fenomeni u vu re veçanërisht në Motueka, temperatura mesatare nga 10.8 gradë që ishte, është 3.2 gradë më e lartë.
Nga gjashtë qendrat kryesore, Auckland ishte më e ngrohta dhe me diell.
Temperatura më e lartë e regjistruar ishte në Hastings, në Gjirin e Haëke dhe Leigh, në veri të Auckland, duke arritur të dyja 22 gradë në ditë të ndryshme të muajit.
Rritja mesatare me 2 gradë është një ndryshim i madh tha shkencëtari i klimës, Gregor Macara, duke shtuar se rekordi i mëparshëm i qershorit ishte një mesatare 1.64 gradë më e lartë se zakonisht.