Rrëmbehet kundërshtarja e Lukashenkos, persona të maskuar e futën me forcë në furgon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëmbehet kundërshtarja e Lukashenkos, persona të maskuar e futën me forcë në furgon

Liderja opozitare në Bjellorusi, Maria Kolesnikova është rrembyer nga disa persona në qendër të kryeqytetit, raportojë mediat ndërkombëtare këtë të hënë.

38-vjeçarja është një nga sfidueset e Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan muajin e kaluar.

Rrëmbyësit janë parë të veshur me veshje civile, teksa e futën atë me forcë në një furgon të zeze jashtë Museut Kombëtar të Arteve në Minsk.

Policia bjelloruse gjithashtu po heton vertetesine e informacionit. Ndërkohë, informon se 633 persona u arrestuan gjate protestave, te cilat u mbajten dje në Minsk.

Advertisement

“Dje u arrestuan gjithsej 633 persona per shkeljen e ligjit per grumbullime masive.”

The post Rrëmbehet kundërshtarja e Lukashenkos, persona të maskuar e futën me forcë në furgon appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy