Rrëzohet në Moskë avioni ushtarak me 15 persona në bord

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzohet në Moskë avioni ushtarak me 15 persona në bord

Një avion transporti ushtarak rus është rrëzuar dhe është përfshirë nga flakët në rajonin e Ivanovos në veriperëndim të Moskës.

Incidenti ndodhi kur avioni IL-76 ishte duke zbritur drejt tokës me një nga motorët e tij të përfshirë në flakë. Pamjet e tjera treguan një kolonë tymi të zi që ngrihej nga vendi i përplasjes, raportoi The Moscow Times.

Ende nuk dihet fati i 15 pasagjerëve të avionit, i cili mësohet se po kryente një fluturim stërvitor.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në bord kishte tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë.

“Më 12 mars rreth orës 13:00 me orën e Moskës, një aeroplan transporti ushtarak Il-76 u rrëzua në rajonin e Ivanovës pasi u ngrit për një fluturim të planifikuar. Në bord kishte tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë. Sipas raportit të parë nga vendi i përplasjes, shkaku i përplasjes ishte një zjarr që përfshiu një nga motorët gjatë ngritjes”, tha në një deklaratë Ministria Ruse e Mbrojtjes. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy