
Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit ka nxjerrë në pah përpjekjet e SHBA për të mbledhur informacion rreth planeve ruse, përmes komunikimeve të përgjuara të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe organizatës mercenare Wagner Group.
Dokumentet zbulojnë gjithashtu dobësitë në armatimin ukrainas, thuhet se detyrojnë ushtrinë e vendit të ndryshojë disa plane ndërsa luftimet vazhdojnë në Ukrainën lindore, me një sulm vdekjeprurës nga forcat ruse të dielën e Pashkëve, shkruan CNN.
Dokumentet ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën, si dhe armiqtë e saj si Moska. Gjithashtu, vërehet një shqetësim nga SHBA lidhur me Rusinë. Sipas tyre, kjo e fundit mund të ndryshojë metodën e komunikimit me qëllim mos ekspozimin.
Sulmet ruse vranë një burrë 50-vjeçar dhe vajzën e tij 11-vjeçare në qytetin e Zaporizhzhia herët të dielën, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
“Kështu e kalon shteti terrorist këtë të dielë të Pashkëve”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu referuar festës në traditën ortodokse lindore, ndërsa të krishterët e tjerë festojnë të dielën e Pashkëve.
Nga ana tjetër forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre për të marrë qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.