
Sergei Denisenko, shtetas ukrainas është akuzuar për “vrasjen me paramendim” të Stanislav Rzhitsky dhe trafik të paligjshëm të armëve. Lajmi u njoftua nga Komiteti Hetues Rus në një deklaratë të premten.
Denisenko, një shtetas ukrainas, u arrestua në fillim të kësaj jave në lidhje me vrasjen e Rzhitsky, një ish-komandant nëndetësesh në flotën ruse të Detit të Zi. Rzhitsky u vra herët në mëngjes të hënën teksa po vraponte nëpër një park në Krasnodar, raporton CNN.
Advertisement
Komiteti Hetues i Rusisë më parë postoi një video që tregonte të dyshuarin, të cilin ata e kanë quajtur tani si Denisenko, duke kaluar nëpër skenën e vrasjes. Nuk është e qartë nëse Denisenko ishte nën presion teksa foli në vendngjarje, në një park të Krasnodarit.