
Rusia beri te ditur se ka marrë kontrollin e plote te qytetit Mariupol.
Lajmi u be i ditur mengjesin e kesaj te diele nga autoritetet ne Moske.
Mariupol ka qene nje qender e madhe luftimesh mes dy ushtrive dhe nje zone qe Rusia e ka dashur ta pushtoje me force pasi mbetet rruga e vetme e kalimit tokesor drejt Krimese.
Luftimet ne Mariupol kane qene te ashpra teksa qyteti sic bejne me dije mediat vendase, eshte 70% i shkaterruar.
Advertisement
Luftimet ne ditet e fundit kane qene trup me trup deri ne ushtarin e fundit.
Sot Rusia beri te ditur se eshte realizuar marrja e plote e Mariupolit dhe se shume pak trupa ukrainase te regjimentit AZOV kane mbetur te izoluara ne tunelin e nje fabrike te madhe.