Scholz në konferencë me Putin: Parandalimi i luftës është detyra jonë e mallkuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz në konferencë me Putin: Parandalimi i luftës është detyra jonë e mallkuar

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz po japin një konferencë për shtyp pas takimit të tyre në Moskë

Scholz tha se të dy udhëheqësit diskutuan në mënyrë të kuptueshme mbi mbledhjen e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

“Nuk mund ta theksoj më shumë, se sa të shqetësuar jemi”, tha Scholz. “ Është urgjente që të kemi çtensionim në mënyrë që të mos zhvillojmë luftë në Europë. Opsionet diplomatike janë në tavolinë. Nuk do të thosha se gjithçka është e kotë. Është detyra jonë e mallkuar ta parandalojmë luftën në Europë”.

“Për ne gjermanët, por gjithashtu për të gjithë europianët, është e rëndësishme që siguria e qëndrueshme nuk mund të arrihet në dëm të Rusisë, por vetëm me Rusinë”, shtoi Kancelari. “Besoj se jemi në një situatë ku duhet të përdorim të gjitha mundësitë për të pasur një zgjidhje paqësore. Ajo që është e rëndësishme për mua është fakti që bisedimet të vijojnë në një grup trepalësh, pra në Minsk”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy