Një seri tornadosh shpërthyen në SHBA duke shënuar të paktën 26 viktima. Torandot prekën qytete në jug dhe mesperëndim të të Shteteve të Bashkuara.
Si pasojë, shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra banesa mbetën pa energji elektrike, pasi stuhitë shkaktuan dëme në disa shtete.
Sipas mediave ndërkombëtare janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.
Shtetet duke përfshirë Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi kanë pasur të gjitha viktima si rezultat i motit.
“Ne mund ta ndjenim shtëpinë duke u dridhur, ne mund të dëgjonim zhurma të forta, pjata që thyheshin, por më pas situata u qetësua”, tha një nga banoret e zonave të prekura.
Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten, me gardën kombëtare të aktivizuar për të ndihmuar në përpjekjet për rikuperim.
Ajo tha se kishte folur me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë federale.
Stuhitë e së premtes çuan gjithashtu në shembjen e një çatie teatri në një koncert të mbushur me metale të rënda në Belvidere, shteti Illinois, duke çuar në një vdekje dhe 28 të plagosur.
Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas autoriteteve.