Të paktën 50 viktima nga një stuhi e fuqishme në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të paktën 50 viktima nga një stuhi e fuqishme në SHBA

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pasi një tornado e fuqishme goditi pjesën juglindore të shtetit amerikan, Kentaki. Guvernatori Andy Beshear deklaroi se numri i viktimave mendohet të dyfishohet, ndërsa disa qarqe janë shkatërruar masivisht.

 

ANDY BESHEAR

GUVERNATOR, KENTUCKY

Advertisement

 

 “Druaj se ka më shumë se 50 të vdekur, ndoshta rreth 70 apo 100 persona. Kjo gjendje është shkatërruese, tornadoja më e rëndë në historinë e shtetit tonë.”

 

Një numër i madh i të vdekurve u regjistruan në një fabrikë qirinjsh, pasi tornadoja shkatërroi çatinë e fabrikës. Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa numri i të plagosurve vjen në rritje.

Advertisement

 

Tornadoja ka shkatërruar edhe një depo të kompanisë “Amazon” në shtetin Illinois, 100 punëtorë ngecën nën rrënoja.

 

Në Arkansas, një person ka vdekur dhe 20 të tjerë kanë ngecur nën rrënoja, pasi tornadoja shkatërroi një qendër për të moshuarit.

Advertisement

 

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për të tjera tornado në Arkansas, Tennessee, Missouri dhe Illinois.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy