Tragjedia/ Shembet ura, të paktën 23 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia/ Shembet ura, të paktën 23 viktima

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Meksiko pasi u shemb  një mbikalim hekurudhor  ne momentin kur treni po kalonte aty.

Incidenti ndodhi në Linjën 12 të metrosë, pranë stacioneve të Tezonco dhe Olivos në pjesën juglindore të qytetit ndërsa deri në këto moente raportohen 70 të plagosur mes tyre dhe fëmijë.

Të paktën dy vagonë treni të varura nga mbikalimi i dëmtuar, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore fillimisht përdorën shkallët për të hyrë në vagonë.

Ngjarja ndodhi në linjën 12 të metrosë, ndërtimi i së cilës është përcjellë me ankesa dhe akuza për parregullsi pasi eshte ndertuar në Tetor 2012.

Advertisement

Vitin e kaluar, një person u vra dhe më shumë se 40 u plagosën në një përplasje midis dy trenave të metrosë në qytet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy