SHBA i bllokon llogaritë talibanëve, zbulohet vendi ku është strehuar ish Presidenti Ghani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA i bllokon llogaritë talibanëve, zbulohet vendi ku është strehuar ish Presidenti Ghani

Qyteti lindor i Xhalalabad në Afganistan është përfshirë nga protestat kaotike pasi banorët kundërshtuan zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë taleban.

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pas ndërhyrjeve me armë zjarri.

 

Ndërkohë, mbi 5000 diplomatë dhe civilë që punonin në ambasada janë evakuuar nga Afganistani, ndërsa vendet po vijojne operacionet të cilat do të zgjasin deri më 31 gusht.

Advertisement

 

Ish presidenti Ashraf Ghani mësohet se është vendosur bashkë me familjen në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi la Kabulin nën kontrollin e talibanëve.

 

Ndërkaq në rrjetet sociale qarkullojnë pamje të tjera nga momentet dëshperuese të afganeve që mundohen të largohen nga vendi.

Advertisement

 

Në një video shfaqet një i ri duke filmuar veten dhe afganë të tjerë te cilet kishin hipur në pjesën e rrotave të avionit, ndërsa nis të fitojë shpejtësinë.

 

Ndërkohë një prej themeluesve të talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar ka mbërritur në Afganistan pas 20 vitesh në mërgim.

Advertisement

Baradar ishte në mesin e disa anëtarëve të udhëheqjes së lartë të talebanëve që u kthyen pas dy dekadash, ndërsa pamjet tregojnë një numër të lartë njerëzish duke brohoritur në mbeshtetje të tij.

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit në llogaritë amerikane, duke ua pamundësuar talibanëve qasjen në miliarda dollarë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shifra e rezervave arrin në  9,4 miliardë dollarë.

Talibanët janë në listë të sanksioneve amerikane, çka do të thotë se ata mund kenë akses vetëm nëse Uashingtoni e njeh qeverinë e re.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy