Shtetet e Bashkuara po kërkojnë pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, pas raportimeve se forcat ruse kanë vrarë dhjetëra civilë në qytetin ukrainas të Buças.

 

“Pjesëmarrja e Rusisë në Këshillin për të Drejta të Njeriut është farsë”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, gjatë vizitës më 4 prill në Bukuresht të Rumanisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo po viziton Rumaninë për të parë se si ky shtet, që gjendet në kufi me Ukrainën, po përballet me valën e refugjatëve ukrainas.

 

“Është gjë e gabuar, prandaj ne besojmë se është koha që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë për t’i larguar ata [rusët]”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Largimi i Rusisë nga ky këshill, që ka selinë në Gjenevë, kërkon votat e të paktën dy të tretave të 193 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme. Mocioni për largimin e një shteti nga ky këshill mund të merret parasysh nëse gjendet se shteti ka kryer shkelje sistematike të të drejtave të njeriut në kohën sa ka qenë anëtar i këshillit.

 

Rusia, që është në vitin e dytë të mandatit trevjeçar në këtë këshill, nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Trupat e saj së fundi janë larguar nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit, ku më pas janë gjetur trupat e pajetë të dhjetëra personave. Fotografitë e publikuara kanë shfaqur trupat e disa civilëve të vrarë të cilët kanë pasur duart e lidhura pas shpine. Këto skena kanë shtuar thirrjet për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe për ndjekjen penale të keqbërësve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pamjet nga Buça dhe shkatërrimi në mbarë Ukrainë kërkon që ne tani t’i përputhim fjalët tona me veprimet tona”, tha Thomas-Greenfield.

 

Kryetari i Buças, Anatoliy Fedoruk, tha më 2 prill se afër 300 banorë lokalë janë vrarë gjatë okupimit rus të këtij qyteti dhe afër 280 trupa janë gjetur në një varrezë masive.

Rusia ka mohuar se forcat e saj kanë qenë të përfshirë në këto vrasje dhe kanë thënë se këto pretendime janë “provokim”./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";