“Nuk do të tolerojmë veprimet minuese të Perëndimit”, Rusia largohet nga Këshilli i Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk do të tolerojmë veprimet minuese të Perëndimit”, Rusia largohet nga Këshilli i Europës

Rusia është larguar nga Këshilli i Europës, organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Deklarata është bërë nga Ministria e Jashtme ruse, ku thuhej se shtetet e BE-së dhe NATO-s janë “jomiqësorë ndaj Rusisë” duke i akuzuar ato për keqpërdorim të shumicës në komitetin e Këshillit të ministrave.

Ministria ruse pretendon se këto shtete “vazhdojnë politikën e tyre të shkatërrimit të Këshillit të Europës dhe të hapësirës së përbashkët humanitare dhe ligjore në Evropë”.

“Rusia nuk ka ndërmend të tolerojë këto veprime minuese të kryera nga Perëndimi në mënyrë që të imponojë një “rend të bazuar në rregulla” për të zëvendësuar legjislacionin ndërkombëtar të shkelur nga SHBA dhe satelitët e saj”, vazhdoi deklarata.

Këshilli i Evropës është organi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbrojë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin. Ky organ u krijuar në vitin 1949 pas Luftës së Dytë Botërore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy