SHBA lehtëson masat për të vaksinuarit kundër Covid duke filluar nga e hëna

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA lehtëson masat për të vaksinuarit kundër Covid duke filluar nga e hëna

Të gjithë personat që do të  duan të udhëtojnë në SHBA nuk do të privohen më nga kufizimet  pasi duke filluar nga e hëna vendi do të heqë  të gjitha kufizimet e udhëtimit.

Shtetet e Bashkuara hoqën  kufizimet e udhëtimit për 33 vende dhe hapën kufijtë e tyre tokësorë me Meksikën dhe Kanadanë, duke i dhënë fund një ndalimi udhëtimi që hyri në fuqi në fillim të vitit 2020 për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Autoritetet theksuan se në gjashtë javë pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit, ka pasur një rritje prej 450% të rezervimeve ndërkombëtare . United Airlines pret rreth 50% më shumë pasagjerë ndërkombëtarë vetëm të hënën.

Qeveria e Presidentit Biden është në kontakt të vazhdueshëm me linjat ajrore amerikane për t’u përgatitur për fluksin e udhëtarëve.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy