
Shtetet e bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar për një përgjigje të pashembullt nëse Koreja e Veriut kryen testin e bombave bërthamore. Uashingtoni dhe aleatët besojnë se vendi komunist mund të rinis testimin për herë të parë që nga viti 2017.
“Ne u pajtuam se një përgjigje në shkallë të pashembullt do të ishte e nevojshme nëse Koreja e Veriut kryen testimin e shtatë bërthamor”, tha në një konferencë për media në Tokio zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut. Ai foli në krahë të homologëve të tij japonez dhe amerikan.
Koreja e Veriut ka testuar një numër të paprecedentë të armëve gjatë këtij viti, duke lëshuar dhjetëra raketa balistike, përfshirë edhe një që fluturoi mbi Japoni.
I zemëruar nga aktivitetet ushtarake të Koresë së Jugut, Phenjani javën e kaluar lëshoi një breshëri plumbash nga bregdeti i tij, në shenjë paralajmërimi për fqinjin jugor.
Në shtator, aeroplanmbajtësja amerikane Ronald Reagan, dhe anije të tjera luftarake zhvilluan stërvitje të përbashkëta me forcat koreano-jugore.
Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që një aeroplanmbajtëse amerikane u përfshi në stërvitje ushtarake me Korenë e Jugut.