SHBA: Rusia është agresorja, nuk i njohim propozimet e Moskës për sigurinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Rusia është agresorja, nuk i njohim propozimet e Moskës për sigurinë

 Shtëpia e Bardhë i është përgjigjur deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, sipas të cilit nëse Ukraina bëhet anëtarë e NATO-s, Rusia rrezikon të nisë një luftë me bllokun ushtarak, pasi Kievi i armatosur i ka bërë të qarta synimet për të rimarrë gadishullin e Krimesë.

 

Zëdhënësja Jen Psaki në një konferencë për shtyp u shpreh se Rusia është agresore në krizën me Ukrainën dhe Uashingtoni nuk i ka i injoruar propozimet e Moskës për sigurinë.

 

Advertisement

JEN PSAKI

ZEDHENESE, SHTEPIA E BARDHE

“Kur flasim për ulje reciproke të tensioneve, Rusia vijon të mbajë më shumë se 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën. Ata janë agresorët. Ndërsa ne po punojmë me vendet e NATO-s në mënyrë që të ofrojmë mbrojtje dhe siguri. Për më tepër është një gabim ti përcaktosh gjërat ashtu sicc bën presidenti Putin. Po flasim për një vend dhe një lider që ka përdorur armë kimike dhe ka pushtuar disa vende gjatë viteve të shkuara, dhe që në shumë raste, kanë ndërmarrë veprime agresive në arenën ndërkombëtare.”

 

Advertisement

Presidenti rus Vladimir Putin,një ditë më parë deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë injoruar kërkesat kryesore të Moskës mbi sigurinë, por shtoi se Kremlini është ende i hapur për më shumë bisedime me perëndimin për uljen e tensioneve rreth Ukrainës.

 

Shefi i Kremlinit paralajmëroi se pranimi i Ukrainës në NATO mund të çojë në një situatë, ku autoritetet ukrainase mund të nisin një aksion ushtarak për të rimarrë Krimenë ose zonat e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.

 

Advertisement

Moska argumenton se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes cënon sigurinë e vendit dhe shkel parimin e ofrimit të sigurisë së barabartë për të gjitha kombet, pavarësisht nga angazhimet e tyre politike, ekonomike apo ideologjike, miratuar nga OSBE-ja në vitet 1999 dhe 2010.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy