
Situata e tensionuar në Kazakistan, ku dhjetëra persona kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerë plagosur si pasojë e protestave të dhunshme për rritjen e çmimeve të karburantit, mori vëmendjen e perëndimit.
Por ajo që ka vënë në pikëpyetje vendet perëndimore është fakti që autoritetet Kazake kërkuan trupa nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive, që përbehet nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Armenia për të ndaluar protestat.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se Uashingtoni është skeptik në lidhje me këtë kërkesë, pasi Kazakistani ka kanë kapacitet për t’u përballur me protestat.
ANTONY BLINKEN
AdvertisementSEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT
“Autoritetet kazake kanë kapacitet për t’u përballur me protestat, në këtë mënyrë që do të respektoheshin të drejtat e protestuesve duke vënë rend dhe ligj.Prandaj nuk është e qartë pse ata e ndien të nevojshme për të kërkuar ndihmë nga jashtë, dhe ne jemi duke u munduar që të kuptojmë më shumë për këtë gjë”
Kryediplomati amerikan duke i referuar ngjarjeve historike deklaroi se nëse forcat ushtarake ruse hyjnë në një territor, ata nuk largohen.
“Unë mendoj se një mësim nga historia e kohëve të fundit është se kur rusët janë në shtëpinë tuaj, ndonjëherë është shumë e vështirë që t’i detyrosh që të largohen”
Komentet e Blinken erdhën pasi presidenti kazak, njoftoi se ka autorizuar personelin e sigurisë që të qëllojnë pa paralajmërim protestuesit.