
Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara e ka konsideruar programin actual humanitar si jo funksional. Ai u shpreh se operacioni i organizatës në Gazën jugore nuk është në gjendje të funksionojë siç duhet.
“Programi ynë humanitar nuk është më një program funksional. Është një përgjigje ndaj mundësive,” theksoi të enjten Koordinatori i Ndihmës Emergjente të OKB-së, Martin Griffiths. “Kamionët që hyjnë në Gaza duhet të lundrojnë në rrugët e shkatërruara dhe vetëm nëse arrijnë ta bëjnë këtë, ndoshta mund të shpërndajnë disa ushqime ose ujë”, shtoi ai.
Advertisement
Që nga e marta, Forcat Ushtarake të Izraelit kanë intensifikuar sulmet e tyre, duke theksuar se ndodhen në pikat strategjike.