Shefi i Pfizer: Në muajt e ardhshëm do të duhet të ndryshohen vaksinat për shkak të mutacioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi i Pfizer: Në muajt e ardhshëm do të duhet të ndryshohen vaksinat për shkak të mutacioneve

Shefi ekzekutiv i BioNTech dhe zhvilluesi kryesor i vaksinës Pfizer Ugur Sahin, ka deklaruar se deri në mesin e vitit 2022 do të jetë e nevojshme për të mbrojtur njerëzit kundër varianteve të mundshme në të ardhmen.

Sahin ka shpjeguar se pavarësisht faktit që variantet aktuale nuk ndikonin tek efikasiteti i vaksinave, kjo nuk do të thotë se do të jetë kështu edhe në të ardhmen.

“Krijimi i një vaksine të re nga mesi i vitit të ardhshëm do të jetë nevojshme sepse mund të krijohet një situatë tjetër. Virusi është nën një evolucion të vazhdueshëm dhe duket që sapo ka filluar. Është menduar dhe nga ekspertë të tjerë se ky virus do të qëndrojë me ne dhe do të përshtatet më tepër me mjedisin”, shtoi eksperti.

Deri më tani vaksina e krijuar nga BioNTech dhe Pfizer është e vetmja vaksinë e miratuar plotësisht nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit(FDA) në SHBA. Ndërkaq mesin e muajit të shkuar kompania kërkoi nga autoritetet edhe miratimin e vaksinës se saj për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç.

Advertisement

Pfizer dhe BioNTech dhe krijuesit e tjerë të vaksinave Covid-19 kanë qenë nën presion nga vendet në zhvillim dhe grupet e ndihmës për të ndarë formulat e për të lejuar që vaksinat të prodhohen më gjerësisht. Sahin refuzoi ndarjen e formulës së prodhimit si një rrezik për kontrollin e cilësisë. Shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla ka argumentuar se kjo do të çmintezonte inovacionin.

Grupet farmaceutike janë përpjekur të adresojnë shqetësimet duke ofruar zgjerimin e aksesit në vaksinë dhe investimin në prodhim në rajone të tilla si Afrika, ku muajin e kaluar Pfizer dhe BioNTech njoftuan planet për të zhvilluar një fabrikë për mbushjen e vaksinave dhe paketimin. Sahin tha se priste që vaksina do të jetë e nevojshme edhe në vitet e ardhshme.

SHBA njoftoi në shtator se do të blinte edhe 500 milionë doza të tjera të vaksinës BioNTech/Pfizer me norma jofitimprurëse për t’u dhënë vendeve me të ardhura më të ulëta.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy