
Një nënë e re do të dalë përpara gjykatës në Liverpool, pasi përplasi me makinën e saj Audi një person me të cilin po debatonte për vendin e parkimit në një restorant.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë makinën e bardhë që përplas dy njerëz, përpara se të godiste një mjet të parkuar, gjë që shmangu dhe dëmtimin e mëtejshëm.
Sipas policisë, 26-vjeçarja Gazwa Elnis bëri dhe rezistencë ndaj efektivëve në momentin që u arrestua.
Advertisement