
Rusia është përfshirë nga protesta më e madhe civile që kur Putin pushtoi Ukrainën.
Të paktën 10,000 njerëz dolën në rrugë ku shpërthyen përleshje të dhunshme pas burgosjes së një aktivisti kundër luftës.
Policia dhe protestuesit u përleshën dhe pati raportime për disa të lënduar në një protestë të mbajtur në qytetin e Baymak, në Bashkortostan, një rajon rural i Rusisë pranë maleve Ural.
Protesta u ndez pasi një aktivist kundër luftës u burgos me katër vjet për “nxitje të urrejtjes”.
Fotot dhe videot e marra gjatë protestave treguan protestuesit duke hedhur topa bore dhe kuba akulli ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.
Rreth 300 ushtarë të forcave speciale u vendosën pasi forcat e zbatimit të ligjit nuk ishin në gjendje të frenonin protestuesit e zemëruar, ndërsa Garda Kombëtare e Rusisë thuhet se po dërgon forcat rezervë për të ndihmuar.
Një dëshmitar tha se “ata i rrahën njerëzit pa mëshirë. Ata janë goditur me kokë dhe shpinë. Thonë se dikujt i ka dalë syri”.
Rusia ka arritur të shtypë disidencën ndërsa trupat e Putinit luftojnë në Ukrainë.
Në fakt, Amnesty International raportoi vitin e kaluar se 21,000 aktivistë iu nënshtruan hakmarrjeve të rënda psi folën kundër pushtimit rus të Ukrainës./vizionplus.tv