
Një xhami në qytetin verior afgan të Kunduzit ka rënë pre e një sulmi.
Raportohet se nga shpërthimi kanë mbetur disa viktima dhe të plagosur.
“Për momentin, nuk kemi detaje për llojin e shpërthimit apo për viktimat”, tha zëdhënësi i policisë provincial, Obaidullah Abedi.
Qari Badri, komandanti i provincës Kunduz tha për agjencinë e lajmeve reuters se 20 njerëz janë vrarë ose plagosur në shpërthimin në një xhami sunite.
Advertisement
Nuk ishte e qartë se kush qëndron pas sulmit.