
Ne qytetin jugor të Odesës është raportuar për shpërthime. Ky qytet është sulmuar me raketa dhe ka raportime për zjarre në disa zona, tha këshilli i qytetit përmes një postimi online.
Ndërkaq, Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore.
Ndërkaq, duke folur për televizionin publik ukrainas, ai tha se një prej “ndërtesave të infrastrukturës kritike” është goditur.
Advertisement