Shqipëria zonë rreziku e lartë nga Covid-19, Gjermania publikon rregullat e reja të udhëtimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria zonë rreziku e lartë nga Covid-19, Gjermania publikon rregullat e reja të udhëtimit

Gjermania e konsideron Shqipërinë vend me rrezik të lartë nga Covid-19. Kështu që për të hyrë në Gjermani, duke filluar nga nesër 5 shtator, çdo shqiptar që udhëton në Gjermani do të duhet të regjistrohet në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de, të ketë pasaportë vaksinimi ose dëshmi të shërimit nga Covid-19.

Në të kundërt do të duhet të kryejë një test Covid dhe të karantinohet 10 ditë.

“Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani ❗❗❗

Nga dita e diel, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

Advertisement

🔺 Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

🔺 Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

🔺 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

ℹ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit:  https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008”, shkruan ambasada gjermane në faqene e saj në Facebook.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy