Shtëpi, makina dhe një letër nga Fidel Castro: pasuritë e Maradonës dalin në ankand

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtëpi, makina dhe një letër nga Fidel Castro: pasuritë e Maradonës dalin në ankand

Dy BMW, letra nga Fidel Castro dhe shtëpia që Diego Maradona u dha prindërve të tij, janë në listën e gjatë të aseteve që do të dalin në ankand më 19 dhjetor. 

 

Të ardhurat do të shkojnë për pesë fëmijët, Diego Junior , Dalma, Gianinna , Jana dhe Dieguito Fernando , pa llogaritur  borxhet e mbetura nga Pibe de Oro, e po ashtu në pritje të hetimit për njohjen e atësisë së tre fëmijëve të tjerë.

 

Advertisement

Lista përfshin gjithashtu paketa aksionesh, një apartament në Mar de Plata dhe sende të tjera personale.

 

Sendet me vlerë sentimentale, si bluzat e dhuruara nga lojtarë të tjerë në funeralin e lojtarit, janë të përjashtuara nga ankandi.

 

Advertisement

Gjyqtarja Susana Tedesco i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së trashëgimtarëve. Ankandi do të organizohet nga Adrian Mercado, agjencia e kryeqytetit argjentinas, dhe do të jetë ndërkombëtar .

 

Shtëpia e dhuruar prindërve është nxjerrë në ankand 900 mijë dollarë (780 mijë euro), apartamenti 65 mijë (57 mijë euro).

 

Advertisement

Një nga dy BMV-të mban nënshkrimin e Diego-s të gdhendur në xhamin e përparmë, me një çmim fillestar prej 165,000 dollarë.

 

Gjithashtu në listë janë piktura,, pulovra, këpucë, një kitarë, kravata dhe kapele.

 

Advertisement

Ofertat mund të dorëzohen deri më 15 nëntor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy